PD tha se kryebashkiaku i Vaut të Dejës ishte dënuar në dy shtete, reagon kreu i PS në zonë: “Shpifje e varfër”

Mark Babani, kreu i bashkisë së Vaut të Dejës, ka qenë emri i fundit që është akuzuar nga PD se ka qenë i dënuar në Itali dhe në Maqedoninë e Veriut.

Lidhur me këto akuza, ka reaguar së fundmi kreu i PS në Vaun e Dejës, Kristian Shkreli. Akuzat ai i ka quajtur sajesa, duke thënë se Prokurori duhen prova dhe jo llafe.

Kristian Shkreli

Reagimi i plotë:

Sa më shumë dëgjoj e lexoj në media për sajesat ndaj Mark Baabani aq më shumë bindem se është një shpifje e varfër , e ndyre në prova por e pasur ne ligesi .

Puna është se në prokurori duhen prova dhe jo llafe. Mungesa e provave nga njëra anë dhe ngritja e super akuzave nga ana tjetër, teknikisht (nuk e di nëse është dhe taktikisht) shton shanset për te humbur edhe ato pak njerez apo elektorat qe deri dje te besonin .

Herët a vonë akuzat pa prova bien. E kuptoj se mllefi politik , urrejtja ndaj banoreve te Vaut te Dejes ka prodhuar jo pak varferi , probleme sociale , papunesi që sot kanë të gjithë të drejtën të kërkojnë dhe kuptojne ndryshim .

Mark Babani

E ndryshimi prej 2 muajve duket dukshem.E filluam me degjimin e zerit qytetar , i dhame Bashkise nje Kryetar qe nuk e pati per kater vite. Pune te tjera na presin . Ndoshta kjo i trembi nenshkruesit e 500 firmave .
Në shoqërinë me shtet ligjor duhen PROVA. Kjo vlen si për PD e per te gjithe ata 500 firma deshtakesh qe kane firmosur .
Kjo nuk i sherben qytetit ku une dhe bashkeqytetaret e mi duam te rrisim femijet tane . Kjo nuk i sherben qytetit qe ka njemije e një probleme te mbartura pikerisht nga keta shpifes e atyre pas tyre . Shpifjet e akuzat e nxitura nga emocione turmash, deklarime politike janë të PAPRANUESHME jane te DENUESHME .

Duhet të insistojmë gjer në dhimbje që drejtësia të funksionojë ftohtë, e pa ndikuar nga këto emocione dhe pa urdhëra. Ky është i vetmi standart.

Nisur nga keto shpifje kuptojme se kjo nuk është më shoqëri demokratike, por interesash te lidhura ngushte me te vetmin qellim perfitimin. Sa më takon mua refuzoj ta pranoj këtë sjellje tërësisht anti shtet e anti- demokraci.
Ne fund do e mbyll me fjalet e Konices “Ati im qe je ne qiell na ndihmo ta mbajme gojen mbyllur kur s’kemi asgje per te thene”.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto