Flower
Flower

PD publikon videon: “Policia keqtrajton djalin e kryetarit të PD Fier, Luan Baçit”

Pak më parë, Partia Demokratike ka publikuar një video në të cilën pretendon se sot policia ka dhunuar në shenjë hakmarrje djalin e ish deputetit të PD, Luan Baçit.

“Edi Rama hakmerret ndaj Fierit. I dhunon djalin dhe ndalon Kryetarin e PD Fier, ish deputetin Luan Baci”, shprehet PD.

Partia Demokratike publikon edhe videon e momentit ku djali i ish-deputetit Baçi, pretendohet  të jetë dhunuar nga policia. Nga ana tjetër, ish-deputeti, Luan Baçi, nuk kursen as paralajmërimin për policinë.

Edi Rama hakmerret ndaj Fierit. I dhunon djalin dhe ndalon Kryetarin e Partisë Demokratike Fier, ish deputetin Luan Baci.

Gepostet von Partia Demokratike e Shqipërisë am Samstag, 16. März 2019

“Unë jam Luan Baçi.  Më qifshi nënën, mbajeni mend se çfarë do t’ju bëj. Çuna mos u trembni se këta janë legenë. Mbajeni mend se çfarë do t’ju bëj, kaq po ju them.”, dëgjohet gjatë videos ish-deputeti.

“Si e qëlloni nuk ju vjen zor. Ai është fëmijë. Nuk ju vjen zor juve kështu do e bëni shtetin”, dëgjohet një qytetar, i cili ndodhet pranë ish-deputetit Baçi dhe djalit të tij në momentin që policia i ndalon.

Ju mund të pëlqeni dhe këto