Flower
Flower

PD publikon provën: “Si u falsifikuan fletët e votimit në Vaun e Dejës”

Pak më parë, Gazmend Bardhi ka publikuar disa fakte, ku thotë se duket falsifiimi i votave në zgjedhjet e 30 qershorit në Vaun e Dejës. 3 janë skandalet ku KQZ ka bërë me urdhër të Ramës sipas Bardhit:

  1. Falsifikoi dhe manipuloi pjesëmarrjen në votime për llogari të propagandës së Edi Ramës.
  2. Falsifikoi rezultatin e votimeve në Bashkinë Elbasan sipas urdhrave te Taulant Balles per te fshehur se per Elbasanin kishte me shume vota per kandidatin sesa flete votimi ne kuti.
  3. Ka lejuar qe ne Vaun e Dejes te kryhet votim me flete te fallsifikuara dhe qe nuk i dihet origjina e tyre. Ky i treti eshte nje skandal i ri, per te cilin kemi ne dore disa dokumente qe e provojne ate”, tha Bardhi.

Në një deklaratë për shtyp, Bardhi ka publikuar disa prova që tregojnë se në orën 07;58 të mëngjesit fletët e rregullta të votimit nuk kishin kaluar ende në doganën e Hanit të Hotit, ndërsa votimet kishin nisur.

“Dokumenti i doganes tregon se fletet e votimit kane qene ne dogane ne oren 7.58 te se dieles, ndersa votimet kane nisur ne oren 7.00. Duke qene se materialet zgjedhore u dogjen, KQZ vendosi ne 28 qershor nxjerrjen jashtë përdorimit te te gjitha fleteve te votimit, rreth 40 mije te tilla, te te gjitha materialeve te tjera zgjedhore, perfshire lista, vula etj. Në orën 07:00 te 30 qershorit, u deklarua se edhe me angazhimin personal te deputetit Tom Doshi, person ne listen e zeze te SHBA, gjithcka ishte ne rregull, fletet kishin ardhur, materialet zgjedhore gjithashtu, dhe kishte nisur procesi i votimit në të gjitha QV e Bashkisë së Vaut të Dejës. E gjitha është një gënjeshtër. Është mashtrim publik me pasoja të rënda i KQZ. Sipas dokumenteve zyrtare rezulton se fletët e votimit në orën 07.58 minuta të datës 30 Qershor kanë qenë ende në Doganën e Hanit të Hotit”,- vijoi demokrati.

Ai kërkoi shpjegime nga anëtarët e KQZ-së se ku i kanë gjetur fletët e votimt me të cilat u votua në Bashkinë e Vaut të Dejës. Sekretari i Pergjithshem i PD, ngriti pyetjet:

“Nëse në orën 8 të mëngjesit Fletët e Votimit ishin ende në Doganë, çdo shqiptar pyet sot me çfarë fletësh votimi nisi procesi i votimit në orën 7.00? Sa zgjati procedura e dërgimit të tyre në KQZ, marrjes së tyre në dorëzim nga KQZ, nisjes për në KZAZ, shpërndarjes në cdo QV?

I gjithë dokumentacioni zyrtar mbi këtë çështje, fakton një skandal të jashtëzakonshëm, një proces privat dhe kriminal të kryer nga KQZ në bashkëpunim me KZAZ e Vaut të Dejës, për të cilën prokuroria duhet të kishte nisur menjëherë hetimet penale”,- shtoi ai.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto