PD kallëzim penal Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake për forcën e ushtruar ndaj banorëve të Bregut të Lumit

Partia Demokrati ka bërë të ditur se ka kallëzuar penalisht sot Policinë e Shtetit dhe atë bashkiake ndaj dhunës që policët ushtruan kundrejt banorëve të Bregut të Lumit më 9 prill dhe sot.

Ish deputetja Jorida Tabaku ka bërë të ditur se PD ka dorëzuar në Prokurori kallëzimin penal dhe kërkon marrjen e masave për sjelljen brutale të policëve ndaj fëmijëve, grave dhe të moshuarve, banor të kësaj zone.

“Një i moshuar 76 vjeçar u operua ne kokë, dy zonja me gjymtyrë të thyera, gra e vajza në komisariat e një fëmijë vetëm 5 vjec përfundoi më komisariat. Kjo sjellje kriminale e policisë duhet të marrë menjëherë përgjigje ligjore dhe urdhëruesit nga Kryetari i Bashkisë, Ministri i Brendshëm deri te Kryeministri duhet të vihen para drejtësisë. Këto sjellje prej banditësh të policisë që dhunën e ka për qytetarët dhe jo për krimin duhet të marrin fund njëherë e përgjithmonë bashkë me bandën në pushtet. Sa kohë që të vazhdojnë për aq kohë qytetarët jo vetëm nuk do të jenë të mbrojtur por do të gjenden nën dhunën e shtetit policor sic ndodhi sërisht sot. Shteti si hajdut shkoi në te gdhirë e dhunoi gra e fëmijë, largoi median e zaptoi banesat. Kjo sjellje duhet të marrë fund. Kjo sjellje prej pushtuesi e arroganti ndaj të dobtëve e te pambrojturve duhet te përfundojë. Kam bindjen që ky kallëzim do të flejë ashtu si flejnë dosjet e korrupsionit e dosjet e krimit, ashtu si fshihen përgjimet e vjedhjes së zgjedhjeve e ashtu si fshihen sa e sa krime. Por e sigurte është që drejtësia vonon por nuk harron! Do te vijë dita kur këto shkelës ligji të vihen para drejtesisë”, u shpreh Tabaku.

Ju mund të pëlqeni dhe këto