PD finalizon votimet për kandidatët për deputetë, në garë janë 459 emra

Prej ditës së sotme, Partia Demokratike ka nisur me fazën finale të skanimit të deputetëve për secilin qark të vendit për zgjedhjet e 25 prillit.

Të shtunën u mbyllën votimet për kandidatët në qarkun e Tiranës. Janë 459 emra që kanë kaluar dy fazat e para të përzgjedhjes dhe pritet që prej nesër, Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve të hartojë raporte për secilin kandidat.

Më pas, ky komision do t’i dërgojë kryesisë së PD një listë me rreth 250 kandidatë. Lista që do përzgjidhet nga ky proces do të përbëjë 80% të listës përfundimtare, ndërsa 20% i është caktuar kryesisë për të përzgjedhur figura të spikatura, intelektualë, etj,

Gjithsej, janë skualifikuar 17 emra nga votimet që janë realizuar. Bien në sy emrat e ish deputetëve Klevis Balliu dhe Hekuran Hoxhalli, si dhe ish kryebashkiaku i Kukësit, Bashkim Shehu, ish kryetari i bashkisë së Tropojës, Besnik Tusha dhe ish kryebashkiaku i Pogradecit, Eduard Kapri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto