PD denoncon skandalin e rradhës: “Kandidatja për Këshill Bashkiak anëtare e KZAZ”

Në një tjetër dalje për mediat, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazmend Bardhi, ka bërë publike disa dokumente të dyta.

Sipas tij, ato vërtetojnë se kandidatja për Këshillin Bashkiak, Listinë Ndoja, ishte dhe anëtare e KZAZ ku do kontrollonte votimet.

“Votimet e Vaut te Dejës, te pavlefshme. Shumica për vendimmarrje u sigurua ne shkelje te ligjit nga kandidatja për Këshill Bashkiak, punonjësja e kandidatit te PS, njëkohësisht anëtare e KZAZ.

Shkelje flagrante e ligjit është vetë përbërja e KZAZ. Sipas të dhënave zyrtare anëtare e KZAZ ka qenë edhe znj. Listinë Ndoja, e cila rezulton të jetë e punësuar si arkëtare zyre pranë shoqërisë “MARE ADRIATIK” shpk, që ka si ortak të vetëm, kandidatin e PS Mark Babani. Kjo bie ndesh me nenin 32 të Kodit Zgjedhor, që për të shmangur konfliktin e interesit nuk lejon që një anëtar i KZAZ të jetë në marrëdhënie pune me ndonjë nga kandidatët. Por akoma më shumë vetë kjo anëtare ka qenë edhe kandidatë për anëtare të Këshillit Bashkiak. Pra çdo vendim i KZAZ i marrë me votën e kësaj anëtareje është absolutisht i pavlefshëm dhe krejtësisht i paligjshëm”, është shprehur Bardhi, duke thënë se duhet ndëshkuar kjo paligjshmëri.

Ju mund të pëlqeni dhe këto