PD denoncon një tjetër kryebashkiak socialist: “Është dënuar me vendim të formës së prerë”

Ditën e sotme, Partia Demokratike ka denoncuar një tjetër kryebashkiak të PS se ka qenë i dënuar. Gazment Bardhi për mediat ka kërkuar verifikimin nga ana e Prokurorisë së të shkuarës së Agron Malajt.

Malaj është aktualisht kryebashkiaku i PS në Mat, ndërsa njihet ndryshe si gardisti i 21 janarit. Në fjalën e tij, Bardhi ka thënë se është dënuar nga Gjykata e Matit për “armëmbajtje pa leje”, por këtë vendim Malaj nuk e ka pasqyruar në formularin e dekriminalizimit.

Ky është denonciomi i pestë i PD-së, për 5 kryebashkiakë socialiste me të shkruar kriminale, pas Valdrin Pjetrit, Agim Kajmakut, Mark Babanit dhe kryebashkiakut të Mallakastrës Qerim Ismailaj.

“Sot PD i ka kërkuar zyrtarisht prokurorisë verifikimin e të kaluarës kriminale të Edi Ramës së Matit. Agron Malaj i dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për armëmbajtje pa leje dhe i ndalohet kandidimi përjetë për një funksion publik.

PD i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme dhe më pas KQZ të veprojë pa asnjë vonesë për administrimin e vendimit zyrtar të gjykatës së Matit dhe heqjen e mandatit për kreun e bashkisë së Matit Agron Malaj”, tha Bardhi nga selia blu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto