PD caktoi Markun si drejtues politik të Lezhës, Rama i nxjerr videon: “Mos ha m*t, do të të shaj keq”

Ditën e sotme u bë e ditur se Partia Demokratike ka vendosur si drejtues politik të Lezhës Mark Markun. Pas këtij lajmi, kryeministri Rama ka ironizuar caktimin e Markut në këtë pozicion.

Rama ka publikuar një video ku shihet Mark Marku në një debat në emisionin “Opinion”. “Mos më fol se do të shaj. Do të shaj keq dhe do të masakroj. Do të hedh këtë shishen kokës. Boll po të them. Do ta mbyll gojën me forcë. Mos ha mut më po them. Kaq. Më le të flas”, thotë Marku.

“Presor gazetarie dhe kandidat për ministër arsimi i OpBashkuar opopo…” ,shkruan Rama në postimin e tij.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto