Pasi u bllokuan 550 ton naftë në Ballsh, reagon Rama: “Asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit”

Ditën e sotme u bllokuan 550 ton naftë në rafinerinë e Ballshit. Pas kësaj ngjarje, ka reaguar kryeministri Edi Rama përmes një statusi në Facebook.

Në këtë status, Rama thotë se lufta ndaj informalitetit nuk do të ndalet, duke filluar që nga më të mëdhenjtë.

Regimi i Ramës:

KUSH MERRET ME NAFTE DUHET TE ZGJEDHE: O SIPAS LIGJIT O GODITJEN E LIGJIT  550 ton karburant jashtë standardeve u bllokuan në rafinerinë e Ballshit  Lufta kundër Informalitetit nuk do të ndalet asnjë orë dhe para asnjë subjekti, duke filluar çdo ditë me të mëdhenjtë në radhë të parë!

Ata që nxjerrin, përpunojnë apo tregtojnë naftë, janë në shënjestrën e strukturave të shtetit dhe s’do të kenë asnjë shteg jashtë rrugës së ligjit e të standardeve që meritojnë konsumatorët.
Informaliteti në dëm të cilësisë është po aq i dëmshëm dhe i patorerueshëm, sa edhe informaliteti financiar në kurriz të konsumatorit e të shtetit! #ZeroTolerancë ndaj abuzuesve.

Ju mund të pëlqeni dhe këto