Flower
Flower

Pasi Meta refuzoi të dekretojë Cakajn, reagon Rama: “I turpshëm refuzimi, ndjesë Kosovës”

Ditën e sotme, presidenti Ilir Meta ka refuzuar që të dekretojë Gent Cakajn si ministër të Jashtëm.

Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili e cilëson si skandaloze argumetet e Metës në letrën që ai i drejtoi Ramës, ku ndër të tjera i kërkon Kosovës falje.

 “Refuzimi i Presidentit për dekretimin e Ministrit të ri për Europën e Punët e Jashtme, është jo vetëm antikushtetues, po edhe i turpshëm👎Argumentat e dhëna nga zoti President janë të frikshme për nivelin skandaloz dhe turpëruese për institucionin👎Ndjesë Kosovës për këtë turp🙏”, shkruan Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto