Pas akuzave të PD, Prokuroria merr në hetim kryebashkiakun e Mallakastrës

Qerim Ismailaj, kryetari i Bashkisë së Mallakastrës, është marrë nën hetim nga Prokuroria pas akuzave të PD.

Disa ditë më parë, Partia Demokratike u shpreh se Qerimi ishte i dënuar dhe u dëbua nga Greqia në vitet 1999-2000.

Menjëherë pas këtij denoncimi, sektori i dekriminalizimit në organin e akuzës ka bëë kërkesë për të marrë gjurmët e gishtave të Ismailajt, që do të merren tek ADISA.

Prokuroria e Përgjithshme regjistroi çështjen për Qerim Ismailajn 4 ditë më parë. Prokurori Adnan Xholi i kërkoi Ministrisë së Drejtësisë që të sigurojë dosjen e plotë nga autoritetet greke.

Ndërkaq, kryebashkiaku ka mohuar akuzat ndaj tij dhe ka thënë se është i hapur për t’u hetuar.

Ju mund të pëlqeni dhe këto