Partia Konservatore Europiane mbi ndryshimet Kushtetuese: “Dënojmë thyerjen e marrëveshjes së 5 qershorit nga Rama”

Partia e Konservatorëve dhe e Reformatorëve Europianë ka reaguar mbi ndryshimet që u votuan në Kuvend për hapjen e pjesshme të listave dhe për një formulë të re koalicionesh.

Në këtë deklaratë, Partia e Konservatorëve Europianë ka dënuar me forcë thyerjen e marrëveshjes së 5 qershorit nga kryeministri Rama. Ata shprehen të shqetësuar për ndryshimet e rregullave të lojës, pak para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Sipas tyre, këto lëvizje dhe ndryshime janë në kundërshtim me orientimin europian të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë- ECR dënon me forcë thyerjen e qëllimshme nga kryeministri Rama të konsensusit që partitë politike në Shqipëri arritën në 5 qershor me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, për Reformën e Kodit Zgjedhor të Shqipërisë. Veprimi i njëanshëm i qeverisë Rama për të ndryshuar Kushtetutën, duke ndryshuar rregullat elektorale vetëm disa muaj para zgjedhjeve të planifikuara, me qëllim për të ndaluar partitë e opozitës të krijojnë koalicione elektorale, shkon kundër orientimit europian të Shqipërisë.

Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë-ECR është shumë e shqetësuar me këtë praktikë, e cila është në kundërshtim të rekomandimeve të OSBE-së për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe që është i papajtueshëm me standartet dhe normat demokratike të NATO-s dhe vendeve anëtare të BE-së. Partia e Konservatorëve dhe Reformatorëve Europianë – ECR i bën thirrje partisë qeverisëse në Shqipërisë ti qëndrojë Marrëveshjes së 5 qershorit për Reformën Zgjedhore dhe kodifikimit të saj të miratuar në mënyrë konsensuale, që është tani ligj.

Ju mund të pëlqeni dhe këto