Paketa Anti-KÇK/ Rama: “Gjyqtarët e prokurorët që nuk justifikojnë dot pasurinë do flenë tek shokët”

Kryeministri Edi Rama ka folur sot mbi paketën Anti-KÇK, duke thënë se ajo është një e mirë e përbashkët për të gjithë shqiptarët.

Në fjalën e tij në Kuvend, Rama ka thënë se për politikanët është Inspektoriati i Lartë i Deklarimit që verifikon të dhënat.

Ndërsa për gjyqtarët dhe prokurorët që nuk justifikojnë dot pasurinë, Rama ka thënë se “nuk do të flenë ca kohë në shtëpi, por do flenë tek shokët”, duke lënë të nënkuptohet se do shkojnë në burg.

Deklarata e kryeministrit Rama:

Gjithkush ka të drejtën e tij të rehabilitohet. Një krim s’mund të të ndjekë mbrapa, por duhet të na thuash këto që vure nga krimi, a të takojnë a s’të takojnë? Ti je i lirë, e ke kryer dënimin, por ti do të gëzosha ato që të takojnë, jo ato që s’të takojnë. Për ta çuar edhe më tej, ka një zhurmë të madhe nga ata që kundërshtojnë, jo nga xhakajdurët e politikës, që sipas tyre KÇK jemi ne.

Nuk po flas as për Xhakajdurët e mediave që paguhen, disa prej tyre, për të bërë atë që bëjnë, por po flas për njerëzit e zakonshëm që thonë pse nuk e nisni nga vetja, nga Surreli nga x apo y. Sepse nuk jemi ne që mund ta bëjmë këtë gjë. A mund t’a kontrolloj unë pasurinë time? Ne pasurinë tonë e deklarojmë. Ka një ligj që na detyron. Edhe një numër i lartë zyrtarësh janë subjekt i ILDKPI. Inspektoriati është aty për të kontrolluar pasuritë tona, është një institucion i pavarur. E bën mirë, se bën mirë, këtë duhet ta diskutojmë, por s’është policia që kontrollon pasuri politikanësh apo gjyqtarësh sepse s’jemi në vitin 1945, jemi në vitin 2020. Janë çështje eksluzive të pavarura të drejtësisë së pavarur që ne po ndërtojmë.

Gabimisht, disa njerëz mendojnë se marrëdhëniet e dyshimta të gjykatësve dhe prokurorëve menduan se mbaroi atje. Vettingu s’është gjykatë që të çon në burg. Të thotë je në rregull, apo i ke duart pis. Kur i ke duart pis, del nga sistemi. Pastaj, ata njerëz me duar të pastra do thërrasin ata me duar të pista. Ka ardhur dita tani, që ato pasuri të pajustifikuara i ke bërë me djersën e ballit, përndryshe jo vetëm që s’të takojnë, por për një periudhë s’do flesh në shtëpi, por do flesh me shokët, me ata që ke bërë pasurinë. Ne s’luftojmë dot me kundërshtarët duke përdorur drejtësinë. Sikur të isha unë polic gjyqtar apo prokuror, ata që dolën nga këtu s’do të ishin në shtëpi sot.

Ju mund të pëlqeni dhe këto