Padia e Ramës për shpifje ndaj Haradinajt, Berisha: “Edi Rama tradhëtar i kombit”

Së fundmi, ish kryeministri Sali Berisha ka reaguar për padinë për shpifje të kryeministrit Rama ndaj Ramush Haradinajt.

Përmes një postimi në Facebook, Berisha ka shpërthyer në akuza ndaj Ramës, duke e quajtur atë tradhëtar të kombit, armik dhe urrejtës së qenies kombëtare shqiptare.

Reagimi i Berishës:

Pas Vuçiçit, Edvin Kristaq Tradhetari padit me urdher te padronit te tij kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj!

Miq, bir xhelati, tradhetar i urryer per mbare kombin per te gjithe ata qe i thone vetes shqiptar, armik i eger dhe urrejtes i papermbajtur i qenies kombetare shqiptare, monstra qe eshte versulur si lope e cmendur ti shkaterroje kombit cdo arritje te tij, Kosoven e lire dhe te pavarur, projektin e integrimit europian, tju vrase shqiptareve shpresen dhe te spastroje etnikisht Shqiperine, dorezoi sot ne Prishtine padine kunder kryeministrit te Kosoves, Ramush Hardinaj.

Edvin Kristaq Tradhetari mori kete hap qe turperon vet turpin njerezor me urdher te patronit te tij Vuçiç pasi ky i fundit, ne nje akt kriminal paditi ne Hage kryeministrin e Kosoves, Ramush Haradinaj. Kjo padi e urdheruar nga Beogradi eshte akti me i fundit ne serine e akteve te tradhetise kombetare qe ka ndermarre Edvin Kristaq Tradhetari ndaj Kosoves se pavarur, integritetit territorial, sovranitet te saj si dhe pasi i futi thiken pas shpine Kosoves me traktatin e Novi Sadit dhe sulmeve qe ndermori nga Tirana, me gjuhe rrugaci kunder z.Haradinaj, te pashembullta qe nga koha e Luftes se Ftohte dhe te diktuara direkt nga padroni i tij, serbomadhi Vuçiç! Po sot, qe shqiptaret kudo qe jane, pervec Esad Toptanit te ri qe heshti si fija e barit, u perulen me nderimin me te thelle para viktimave te genocidit serb ne Raçak, Vuçiç, per te zhurmuar mesazhin per drejtesi te viktimave te barbarise serbe ne Raçak, urdheroi Edvin Kristaq Tradhetarin qe me urgjence te dorezonte dhe njoftonte padine e turpit dhe tradhetise kombetare ne Prishtine kunder kryeministrit te Kosoves! Miq, çdo ore qe kalon duke mbajtur kete tradhetar ne krye te narkoqeverise eshte nje poshterim i madh per çdo shqiptar qe e ndjene veten te tille, per Shqiperine dhe Kosoven.

Edi Rama paditi dje homologun e tij në largim në Kosovë, Ramush Haradinajn, për shpifje. Në padinë prej 30 faqesh, kryeministri Edi Rama pretendon se Ramush Haradinaj ka shpifur ndaj tij, nëpërmjet deklaratave publike, ku ka folur për shkëmbime territoresh. Menjëherë pas padisë erdhi edhe reagimi i Haradinajt, i cili u shpreh se do t’i përgjigjet Ramës sipas ligjit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto