“Organizata FETO paraqet rrezikshmëri të madhe në Shqipëri”, çfarë paralajmëroi ministri turk

Paraditen e sotme, ministri i Jashtëm Gent Cakaj ka zhvilluar një konferencë për shtyp me ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

Në fjalën e tij, ministri turk ka folur mbi rrezikshmërinë që paraqet organizata FETO, e cila sipas tij, ka përfaqësues edhe në Shqipëri.

Më tej, Cavusoglu është shprehur se vizita e tij ishte përgatitore, pasi pritet që Presidenti Erdogan të vizitojë Shqipërinë.

“Turqia investitori më i madh në Shqipëri. Shumë firma tona kanë bërë investime të rëndësishme në Shqipëri.  Shpjegova disa probleme që përballen punonjësit tonë. Të marrin datën e hapjes së negociatave. FETO nuk është e rrezikshme vetëm në Turqi, por edhe në vendet ku ajo ndodhet. Është një organizatë që kontrollohet nga shërbimet e disa vendeve. I kemi shpjeguar edhe rrezikun që ato paraqesin. Vizitë përgatitore, për vizitën e presidentit tonë”, tha Cavusoglu.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto