Opozita i kërkon KQZ të nisë procedurat për 13 tetorin, zbardhet porosia e Bashës ndaj aleatëve

Ditën e sotme, tre partitë aleatë të PD, LSI, PAA dhe PR, kanë bërë një qëndrim publik të përbashkët, ku i kanë kërkuar KQZ që të nisë procedurat për zgjedhjet e 13 tetorit, që i ka dekretuar Presidenti Meta.

Ky qëndrim i tyre vjen pas një takimi me Lulzim Bashën. Në këtë takim, Basha ka thënë se KQZ e ka për detyrim të pashmangshëm që të përgatisë zgjedhjet e 13 tetorit.

“Shteti dhe partia janë dy gjëra të ndryshme. Ka një ndryshim rrënjësor midis të drejtës kushtetuese dhe të drejtës partiake. I vetmi akt me fuqi kushtetuese në lidhje me zgjedhjet është dekreti i Presidentit për zhvillimin e zgjedhjeve më 13 tetor. Është detyrim i pashmagshëm dhe i padiskutueshëm i KQZ-së dhe institucioneve të tjera shtetërore të përgatisin infrastrukturën për këto zgjedhje. Partitë politike, pastaj, kanë të drejtën e tyre të marrin apo jo pjesë në këto zgjedhje”, mësohet të ketë thënë Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto