Nuk votoi në Kuvend se është me Covid, reagon deputeti Gjoni: “Jam pro ndryshimeve, hap pozitiv”

Sot në Kuvend u votuan ndryshimet Kushtetuese. Deputeti Ralf Gjoni nuk ishte i pranishëm për shkak se është infektuar me koronavirus.

Mirëpo, përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se është pro ndryshimeve. Në këtë postim, ai ka shprehur mirënjohjen për kolegët që kanë votuar pro listave të hapura.

“Në pamundësi të dhimbshme për të votuar sot fizikisht në seancë plenare, vota ime, të paktën moralisht, është totalisht pro ndryshimeve kushtetuese që mundësojnë hapjen e listave zgjedhore. Sot nuk është dita për protagonizëm. Ky është vetëm një hap pozitiv në drejtimin e duhur. Beteja vazhdon dhe i takon vetëm qytetarëve shqiptarë. Hapat e tjerë? Ndryshim sistemi e depolitizim i numërimit të votës. Mirënjohje për të gjithë kolegët deputetë që votuan pro sot”, ka shkruar Gjoni.

Foto e publikuar nga Ralf Gjoni
Ju mund të pëlqeni dhe këto