Flower
Flower

Nuk pranoi të dorëzonte mandatin, ja me kë deputetë të PS u pa të shoqërohej Myslim Murrizi

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi, ishte i vetmi nga rradhët e PD që nuk pranoi të digjte mandatin parlamentar dhe ky veprim i solli përjashtimin atij nga çdo funksion i PD.

Mirëpo, përpos përjashtimit, duket se Murrizi nuk u mërzit shumë, pasi me ironi u shpreh nga një studio televizive se “U nisën për të rrëzuan Ramën dhe më rrëzuan mua”.

U përfol se arsyeja përse Murrizi nuk dha dorëheqjen nga mandati ishte sepse ai ka biznese me një deputet të PS dhe dyshimet janë shtuar edhe më shumë pasi 10 ditë më parë, ai u shfaq krah disa deputetëve socialist.

Sipas “Panorama”, Murrizi ishte i shoqëruar nga dy deputetë socialistë Jurgis Çyrbja dhe Adnor Shameti, madje është në humor shumë të mirë në shoqërinë e tyre.

Burimi: Panorama.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto