“Nuk keni parë një ditë të bardhë, unë s’kam premtime”, Basha takohet me pronarët e bizneseve në Tiranë

Gjatë paradites së sotme, kryedemokrati Lulzim Basha ka zhvilluar takime me disa pronarë të bizneseve në njësinë 7 në Tiranë.

Basha u ka kërkuar atyre që më datë 25 Prill të dalin të votojnë për të rrëzuar me votë Edi Ramën. Sipas tij, ai nuk bën premtime, por angazhime që do t’i mbajë sapo të vijë në pushtet.

“Më 25 prill të bëhemi bashkë ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne kemi dalë tju ndihmojmë. Por na duhet në 25 prill të jemi të gjithë bashkë. Në 25 prill humb Rama dhe fiton e gjithë Shqipëria.

Programi ynë është t’ju vijë në ndihmë juve, njerëzve të punës. Nuk keni parë një ditë të bardhë. Unë s’kam premtime, kam vetëm program dhe angazhime. Të gjithë bashkë në 25 prill në kutitë e votimit”, u shpreh Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto