“Nuk jeni të varfër, por të vjedhur”, Basha nga Lushnja: “Qëllimi kryesor rritja e konsumit”

Ditën e sotme, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka zhvilluar një takim me banorët e qytetit të Lushnjes, prej nga ku u është shprehur qytetarëve se ata nuk janë të varfër, por të vjedhur.

Në këtë takim, Basha u shpreh se nëse kthehen subvencionet e biznesit, qyteti do të marri më në fund frymë.

 “Përmes biznesit të vogël të rritet konsumi, ky është qëllimi kryesor. Përsa i përket Lushnjës, situata për fëmijët është e rëndë. Duan ta heqin Lushnjën nga lista e qyteteve.

Nuk jeni të varfër, por jeni të vjedhur. Nëse ne kthejmë subvencionet për biznesin  dhe me çmime që favorizojnë binzesin, Lushnja do të marrë sërish frymë. Do merrni ju frymë do marrë Shqipëria. Kjo është java vendimtare. Kjo varfëri është rezultat i vjedhjes që bën qeveria”, tha Basha.

Ju mund të pëlqeni dhe këto