“Nuk i hapim gropën vetes dhe t’i kërkojmë shtetit të na nxjerri”, Rama prezanton mbrojtjen civile

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka prezantuar për publikun Reformën e re ligjore, që do të jetë pjesë e strukturave të mbrojtjes civile për të qenë sa më afër komuniteteve në raste fatkeqësish natyrore.

Në fjalën e tij, Rama është shprehur se kjo reformë është hartuar në kushte improvizimi, ndërsa ka thënë se mbrojtja civile do të arrijë një tjetër nivel, pasi do të marri dhe masa parandaluese.

Kreu i qeverisë ka falenderuar trupat e Mbrojtjes Civile, duke thënë se ata i kanë dalë në mbrojtje komunitetit duke rrezikuar jetët e tyre.

“Mbrojtja Civile ka kaluar në një tjetër nivel dhe sot mund të themi me plot gojën që kemi hartuar një bazë të re ligjore.

Kemi një trashëgimi shumë të rëndë që nuk mund të adresohet dot menjëherë. Kemi një zinxhir të mirëpërcaktuar të roleve dhe kemi po ashtu edhe një bazë për atë që thashë për përditshmërinë. Planet Civile tashmë do të jenë të detyrueshme edhe për institucionet edhe për shëndetësinë dhe kjo do të jetë më sanksione të qarta për çdo insitutcion apo për çdo subjekt privat ashtu siç përcaktohet në ligje.

Nuk mundemi dot që në përditshmëri t’i hapim gropën vetes dhe kur të jemi keq t’i kërkojmë shtetit të na nxjerrë nga gropa. Nuk mund të prishimin kanalin e ujërave të zeza për të ngritur palma në një lokal dasmash dhe pastaj të ankohemi pse shtetit na prishi dasmën. Kemi raste të tilla plot.

Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile që krijohet nga një model i mirëcaktuar do të jetë në varësi të ministrit dhe do të përgjigjet në radhë të parë për zvogëlimin e riskut”, shprehet Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto