“Nuk e them për p*rdhë”, Tërmet Peçi tregon arritjet që ka bërë në Tepelenë

Së fundmi, kryebashkiaku i Tepelenës, Tërmet Peçi, ka dhënë një intervistë ku ka listuar disa nga sukseset që ai ka kryer përgjatë këtyre viteve në qytetin jugor.

Në fjalën e tij, Peçi është shprehur se punimet në Tepelenë janë në cilësinë dhe saktësinë e duhur dhe se ai nuk do e thoshte këtë për p*rdhë.

“Përveç se investimit të kalasë ne shumë shpjet do të fillojmë dhe do të mbarojmë në një kohë rekord, dhe ky është një sukses i bashkisë së Tepelenës. Se nuk bëjmë vetëm punime rekord, por dhe i kemi në cilësinë, lartësinë dhe saktësinë e duhur. Këtë nuk e them as për pordhë është një fakt konkret”, shprehet ai.

Intervista e kreut të Bashkisë së Tepelenës është zhvilluar mbi kalanë e këtij qyteti dhe është transmetuar në televizionin e Gjirokastrës.

Ju mund të pëlqeni dhe këto