“Nuk e njoh 13 tetorin”, Rama i përgjigjet Metës, deklaron se është gati për dialog me opozitën

Kryeministri Edi Rama ka folur për mediat pas mbledhjes së kryesisë së PS. Në fjalën e tij, Rama ka thënë se nuk e njeh 13 tetorin si ditë zgjedhjesh, pasi ishte 30 qershori data e caktuar.

Po ashtu, kreu i qeverisë ka bërë të ditur se është i gatshëm të dialogojë me opozitën, por jo për zgjedhje të parakohshme.

“Zgjedhjet janë bërë në 30 qershor, jemi shumë të angazhuar për të filluar mbarë procesin e qeverisjes vendore. Kemi ngritur edhe tre këshilla vendore, dhe ky është fokusi jonë ne e kemi sfidën me problemet e vendit e të njerëzve jo me prob e brendshme të opozitës apo të presidencës.

Të ngremë në një nivel të ri dialogun, me qytetarët sipërmarrjen, njerëzit e zakonshëm pavarësisht bindjeve politike. Dialogun e brendshëm në parti. Dialogun me opozitën parlamentar dhe atë jo-parlamentare po jo për zgjedhje të parakohshme. Jemi të disponueshëm për t’u ulur në tryezë me të gjithë dhe për të diskutuar për sfidat e vendit dhe në funksion të rregullave të lojës, pra reformës zgjedhore. Sa i përket Kushtetutës kjo nuk janë çështje që i kemi për diskutim për askënd. Kemi për detyrim të forcojmë kulturën e ligjit dhe të mbajmë me nder një mandat që na është dhënë për të qeverisur deri 2021. Zgjedhjet janë bërë në qershor, jemi shumë të angazhuar dhe kemi ngritur tre këshilla drejtues dhe ky është fokusi jonë. Ne e kemi sfidën me problemet e vendit dhe të njerëzve.  13 tetori është njësoj si  12, 15 14 tetori nuk njoh ndonjë 13 tetor”, ka thënë Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto