“Nuk bëhet bete.ja për karriget tona”, Basha falenderon ndërkombëtarët, deklarata e tij

Kryedemokrati Lulzim Basha ka ripërsëritur kushtet që ka opozita e bashkuar për Reformën Zgjedhore. Nga selia e PD, Basha u shpreh se kushtet janë shkëputja e politikës nga krimi, ndëshkimi i krimit elektoral dhe marrja e vendimeve për Reformën Zgjedhore mes opozitës dhe mazhorancës.

Ndërkaq, Basha ka falenderuar ndërkombëtarët, pasi sipas tij, ata vunë në lëvizje mekanizmin që solli plotësimin e tre kërkesave të opozitës.

“Falenderim të thellë për Bundestagun gjerman, SHBA dhe BE, në veçanti për ambasadorin britanik mes të cilit u vu në lëvizje mekanizmi që coi në plotësimin e tre kërkesave të opozitës. Jam këtu për të garantuar shqiptarët, demokratët, mbështetësit e opozitës së bashkuar, socialistët e zhgënjyer, rininë shqiptare se procesi që do të nisim ka vetëm një qëllim të kthejë lirinë e votës të kthejë mundësinë që cdo shqiptar të vendosë qeverinë që do, kryebashkiakët që do, parlamentin që do e t’i shkarkojë ata me votë të lirë si në cdo vend evropian. Nuk bëhet beteja as për karriget tona, as për fatet tona politike, i dogjëm mandatet për të treguar se demokracia ishte në grahmat e fundit, sakrifica e mandateve të djegura solli atë që çdokush e konsideronte të pamundur, vetëdijësimin e perëndimit se Shqipëria ka nevojë për vëmendje dhe ndihmë”, tha Basha.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto