“Një përqafim 3D nga larg për ata që përqeshin”, Rama publikon videon

Kryeministri Edi Rama ka publikuar ditën e sotme një video ku duket pamja nga ura e re mbi Drin në Gjoricë/ Maqellarë, që është pjesë e shtratit të Rrugës së Arbrit.

Me këtë video që ka publikuar në Facebook, Rama ka përmendur kritikët, duke u dërguar atyre një përqafim nga larg.

“Një kartolinë me një përqafim nga larg për ata që përqeshnin 3D e Rrugës së Arbërit😊: Kjo është ura e re mbi Drin, në Gjoricë/Maqellarë, pjesë e shtratit të Rrugës së Arbërit, ku po punohet me ritme e cilësi të lartë, nën supervizionin e një kompanie të specializuar gjermane, të kontraktuar nga shteti shqiptar për mbikqyrjen e punimeve”, ka shkruar kryeministri.

Një kartolinë me një përqafim nga larg për ata që përqeshnin 3D e Rrugës së Arbërit😊: Kjo është ura e re mbi Drin, në…

Gepostet von Edi Rama am Mittwoch, 5. Dezember 2018

Ju mund të pëlqeni dhe këto