Flower
Flower

“Një hile e zezë po na vërtitet”, çfarë paralajmëron Manjani për zgjedhjet në vend

Pak më parë, ish ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, është shprehur se ideja e depolitizimit të komisioneve si pjesë e reformës zgjedhore është një ate.ntat i rëndë për demokracinë.

Përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, Manjani thotë se komisionet zgjedhore të depolitizuara janë komisione të partisë në pushtet dhe këtë ai e sheh si hile të zezë të mazhorancës.

Statusi i Manjanit: 
Një hile e zezë që po vërtitet të na prezantohet si reformë zgjedhore është, depolitizimi i komisioneve.
Dëgjova që edhe Kryeministri i pa punë këtë gjë ka thënë.
Kjo do jetë padyshim vrasja e çdo lloj shprese për të mbajtur zgjedhje në vend. Nuk po them të lira e të ndershme, se as që bëhet fjalë.

Por s’do ketë më zgjedhje fare!
Pra nëse heqim balancën politike ku palët ruajnë njëra-tjetrën në komisione dhe ti zëvendësojmë këto të fundit me demek jo politikë është utopi.
Ku janë këto jopolitikë?! Në administratën monopartiake, apo në shoqërinë civile që këndon sipas donatorit?!
A i patë votimet e 30 qershorit, ku s’kishte askush që t’i ndalonte në masakrën e mbushjes së kutive?!
Ky është standardi i reformës se depolitizimit?!
Që ta mbledhim mendjen, ne këtu dhe ata që shkruajnë raporte teorie: komisione zgjedhore të depolitizuara, në Shqipëri do të thotë komisione të partisë në pushtet.
Ky do të ishte një atentat shumë i rëndë dhe përfundimtar i demokracisë!

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto