Flower
Flower

Nisen qytetarët nga Durrësi për në protestë, PD: 5 mijë njerëz drejt Tiranës

Partia Demokratike në Durrës ka vënë në dispozicion autobusë për të gjithë qytetarët që duan të vijnë në Tiranë për protestën në orën 18:00, por që nuk munden të udhëtojnë me mjetet e tyre personale.

Selia e PD në këtë qytet ka vendosur në dispozicion autobusët tek zyrat e saj, por edhe tek Muzeumi, Këneta, Sukthi dhe në Manëz.

Ndërkaq, sipas “Balkanweb”, ndodhen në dispozicion të qytetarëve 20 autobusë, ku 10 të tillë me nga 50 vende dhe gjysma tjetër me nga 30 vende. Ndërkaq, mësohet se drejt Tiranës do të nisen nga ora 16:00 rreth 5 mijë qytetarë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto