Flower
Flower

Nga gjuajtja me rrip e grushtet deri tek vezët, ky deputet shqiptar është më “sherrxhiu” në Parlament

Seancat plenare në Parlamentin shqiptar janë shoqëruar me incidente të ndryshme, ku nuk kanë munguar hedhja e objekteve kundrejt njëri-tjetrit nga deputetët, ndër të cilat veza kryeson listën, duke përmenduar edhe çizmet, rripat e pantallonave, televizorët, tymueset, etj.

Nuk mund të ngelet pa përmendur momenti kur dy deputetët socialistë, Armando Prenga dhe Arben Noka, qëlluan me rrip dhe grushte në dy raste të ndryshme deputetin demokrat, Gent Strazimiri, ndaj të cilëve janë marrë masa.

Megjithatë, sipas “Gsh.al”, listën për përleshjet në Parlament e kryeson deputeti demokrat Flamur Noka, i cili është bërë pjesë e një numri të lartë përplasjesh në sallën e Kuvendit të Shqipërisë dhe në komisionet parlamentare.

Në të paktën 6 raste Byroja e Kuvendit e ka gjetur atë fajtor për gjenerimin e konflikteve apo edhe fjalorin e përdorur ndaj deputetëve të tjerë apo anëtarëve të kabinetit qeveritar.

Shumicën e rasteve kur është përfshirë në konflikt, Noka i ka në dy vitet e fundit, 2017, 2018.

Ndaj tij janë marrë disa masa të ndryshme dënimi, ku dominojnë ato me përjashtim nga pjesëmarrja në seanca plenare dhe komisionet parlamentare deri në 10 ditë.

Flamur Noka

Burimi: Gsh.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto