“Në shtator nis strategjia agresive me penalitete”, Pjerin Ndreu bën paralajmërimin

Së fundmi, kryebashkiaku i ri i Lezhës, Pjerin Ndreu, ka nisur punën për pastrimin e vendit, një gjë që e ka bërë të ditur në Facebook.

Përmes një statusi, ai ka njoftuar se është pastruar aksi Rrilë-Shënkoll, duke fituar kështu një betejë të vështirë.

Ndërkohë, mes të tjerash kryebashkiaku paralajmëron se në shtator do të nisë një strategji e re dhe shumë agresive me detyrime e penalitete, që nuk do të falë askënd.

“Ne Aksin Rrile-Shenkoll-Tale 🚗 Bravo Posta 👏 dhe Faleminderit 🙏 Sot u fitua edhe nje beteje tjeter ne luften e veshtire qe ju kemi shpallur mbeturinave 😉

Banoret dhe bizneset duhet te jene me te pergjegjshem per mos ndotjen e ambjentit me plastike, shishe e mbetje te tjera qe hidhen pergjate rruges dhe jo ne koshin e mbeturinave. Ne Shtator starton nje strategji e re shume agresive me detyrime e penalitete qe nuk do falin askend. Koha per ti dhene fund kesaj situate dramataike!”, thekson Ndreu.

Ju mund të pëlqeni dhe këto