“Në mos hajdut, je idiot”, Ergys Mërtiri shpërthen ndaj kryeministrit Rama

Sociologu shqiptar Ergys Mërtiri, ka komentuar deklaratën e Edi Ramës ku u shpreh se “Mund të jem arrogant, por hajdut kurrë”, ndërsa thotë se nëse nuk është hajdut, është idiot.

Reagimi i plotë:

“Mund te jem arrogant, por hajdut kurrë”, – therret Rama nga podiumi dhe turma e deleve rinore te FRESH-it shperthen ne entuzjazem, a thua se ka ndonje mundesi qe hajduti potencial kryeminister, ta pohoje vete se eshte i tille!

Ne mos je hajdut, atehere je idiot z. Rama!

Perse i ben atehere gjithe keto tendera skandaloze, me cmime te dhjetefishuara, pa gare e ne kundershtim me ligjet? Nese nuk fut gje ne xhepat e tu, atehere je aq hajvan sa ta hedhin kaq hapur ata qe ke perreth!

Perse e mbollet vendin me droge, nese nuk ke futur gje ne xhep nga parate e saj? A mund te na bindesh se je kaq naiv sa ta kane futur edhe ketu dhe gjithcka eshte bere nen hunden tende, ndersa ti nuk ke kuptuar gje?

Perse i fute kriminelet ne parlament kur nuk bashkepunon me ta? Vertete tu duken njerez te mire e serioze per ti perzgjedhur si perfaqesues te popullit?

Pra je duke na thene se te tjeret jane pasuruar duke te perdorur ty per te vjedhur popullin! Duhet te jesh shume ne hall perderisa nga te gjithe rolet qe mund te luash, zgjedh ate te budallait!

Ju mund të pëlqeni dhe këto