Në janar të prekurit nga tërmeti duhet të largohen nga hotelet, Rama zbulon dy mundësitë që kanë për strehim

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se hotelet ku janë strehuar të prekurit nga tërmeti, duhet të lirohen prej janarit.

Rama ka thënë se ka dy opsione për ata që u janë dëmtuar shtëpitë: të marrin paratë dhe të gjejnë një shtëpi me qira, ose të futen në shtëpitë me qira që i gjen shteti.

“Hotelet duhet të fillojnë të zbrazen pas vitit të ri. Hapja e dyerve tani duhet të jetë shumë e kujdesshme sepse mund të ketë disa që thonë hajde se po shkojmë në hotel të kalojmë Vitin e Ri aty. Në hotel tani janë 4000 e disa qindra persona që janë më të prekurit, jo të gjithë, por kjo tani është kapërcyer. Familjeve në hotele do i ofrojmë dy rrugë, rrugën e qirasë me lekë në dorë, merr fondin derisa kur ne të të japim shtëpinë e re. Brenda atij fondi në Durrësit  dhe Thumanës ka dhe një ekstra për transportin. Sepse transporti është problem për një pjesë të madhe të familjeve.

Rruga tjetër është t’ia ofrojmë ne. Do të marrim shtëpinë me qera dhe do t’u themi futu. Nga janari hotelet do të zbrazen sepse ashtu ishte dhe pakti. Aq më tepër që ne i kemi alternativat prandaj nuk kanë pse të qëndrojnë në hotel. Familjet që do futen me qira të skanohen. Mos të hyjnë në sistem ata që nuk kanë lidhje me tërmetin drejtpërdrejtë. Ata të kthehen atje ku ishin. Edhe ata kalamajt që isha unë mbrëmë duhet të shkojnë në shtëpi. Duhet gjetur mënyra sesi do të kujdesemi, njëri prej tyre ka nënën në spital. Do t’i japim shtëpinë, duhet t’i vëmë kujdestate. Daja jeton në Angli, por shtëpia është aty për një kohë të gjatë dhe do të jetë në emrin e tij. Duhet të marrim masa që të jetë e plotësuar me të gjithë kujdesin e nevojshëm”, tha Rama.

Ju mund të pëlqeni dhe këto