“Na nxjerrin si çuna problematikë, kam presione të jashtëzakonshme”, flet Meta

Së fundmi, Presidenti Ilir Meta ka bërë një takim me disa studentë ku është shprehur se gjatë punës së tij si kryetar shteti ka pasur presione të jashtëzakonshme dhe nga jashtë.

Një studente e ka pyetur presidentin se si ka mundësi që është kaq i qetë dhe i kontrolluar dhe Meta ka thënë se eksperienca e mëson njeriun.

 Sado të lexosh në diplomaci, eksperienca të mëson. Nëse arrijë të menaxhoj në disa momente, të jeni të sigurt se kam presione të jashtëzakonshme. Nuk është vetëm çështja e brendshme, kemi dhe presione të jashtme.

Kriza politike artificiale nuk është e thjesht, pasi ka dhe nxitje nga jashtë, që Shqipëria mos të duket mirë. Pasi kemi çështjen edhe të dialogut Kosovë-Serbi. Ka një presion të madh për të dobësuar dhe pozitat e Kosovës.

Detyra ime është që ta bëjë me përgjegjësi detyrën që kam. Ky është pozicioni më i rëndësishëm në jetën time. Këtu nuk lejohet gabimi. E kam thënë; “Nuk jam në punë, që më kërcënojnë mua… ‘do të bëjmë këtë’, do të bëjmë atë’. Unë jam në mision që t’i shërbejë vendit që të mos shkojë atje ku shtyhet nga forca të jashtme që përdorin edhe forca të brendshme që Shqipëria të jetë një rast i dështuar. Na nxjerrin si çuna problematik, që nuk duhet të jemi”, ka thënë Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto