“Mynyr Koni duhet të ishte pushuar”, ministrja Shahini njofton zgjedhjet në universitet

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka folur sot për mediat, duke thënë se “Pakti për Universitetin” nuk është harruar dhe se po vijon të thellohet bashkëpunimi me studentët.

Në fjalën e saj Shahini tha se Universitetet publike këtë vit dhe do të kenë drejtues të rinj dhe si datë për zgjedhje është vendosur 8 maj 2020. Deklaratën e saj për zgjedhjet e fokusoi më shumë për Universitetin e Tiranës, ku Mynyr Koni është Rektori i padëshiruar prej saj. Ministrja tha se ai duhej të ishte shkarkuar, po u mbaj në punë pas vendimit të Metës, por gjatë gjithë kësaj kohe ka marrë ankesa nga studentë dhe drejtues të UT.

Më tej Shahini ka folur dhe për platformën anti-plagjiaturë, ku tha se shumë shpejt do të vihet në zbatim dhe të parët që do kontrollohen do jenë kandidatët që do kërkojnë drejtimin e universiteteve publike. Po ashtu numri një i Arsimit foli dhe për projektin e ndërtimit të kampusit, ku sipas saj punimet do fillojnë këtë vit.

Ju mund të pëlqeni dhe këto