“Mund të dialogojmë, por nuk do bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”, Balla mbi krizën politike

Ditën e sotme, Taulant Balla ka qenë i pranishëm në takimin e asamblesë së zgjeruar të degës së PS në Pogradec, prej nga ku është shprehur se Pogradeci ka katër vite që ndodhet në duart e gabuara.

Ndërkaq, mbi dorëzimin e mandateve nga opozita, Balla është shprehur se PS është e gatshme të dialogojë, por jo të bëjë negociata në kurriz të demokracisë.

“Plot djem e vajza shqiptarë të përgjegjshëm për të ardhmen e vendit do të marrin përgjegjësinë e përfaqësimit në Kuvend. Besoj se java e ardhshme do të jetë një javë intensive në këtë drejtim. Ne jemi votuar të çojmë përpara reformat për shtet, për punë dhe mirëqenie. Kur flasim për shtet, Reforma në Drejtësi është reforma kryesore. Prandaj erdhëm sot! Për t’ju thënë se ne nuk tërhiqemi, për t’ju thënë se zgjedhjet e përgjithshme do të jenë në vitin 2021, se Kuvendi ka legjitimitetin e duhur, se qeveria ka legjitimitetin e duhur dhe se jemi të gatshëm të dialogojmë me atë çfarë ka mbetur nga opozita në degradim. Kurrsesi ne nuk mund të bëjmë negociata në kurriz të demokracisë”, tha Balla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto