“Mos thoni uluni se do kemi incidente”, Gjuzi paralajmëron Gramoz Ruçin

Gjatë seancës së sotme parlamentare, deputeti Kujtim Gjuzi ka kërkuar fjalën dhe ka nisur një debat me kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Gjuzi e ka kritikuar atë se nuk e ka lejuar të flasi dhe e ka paralajmëruar se nëse do ndodhi sërish, do ketë incidente.

 “Në seancën e kaluar nuk më lejuat të replikoj me kryeministrin, ju lutem zbatoni rregulloren mos thoni uluni në vend, pasi do të kemi incidente si ata të opozitës në breg të Lanës. Nuk mund të na trajtosh ne sikur kemi ardhur me zor. Unë kam të drejtë të replikoj me kryeministrin sa herë që herë të më përmend mbiemrin, kërkoj falje të gjithë shqiptarëve”, ka thënë Gjuzi.

Nuk është shkelur rregullorja. Dua t’u kujtoj se radhën e kaluar u kam tërhequr mbi tre herë vërejtje, ju kam paralajmëruar, e vetmja iciativë është që nuk iu kam përjashtuar nga seanca për shkak të ndërhyrjeve që keni bërë”, ka thënë kryeparlamentari.

Ju mund të pëlqeni dhe këto