“Mos kakaris”, plas debati mes Murrizit dhe Alimadhit: “Firmën tënde e kam në tenxheren e fasules”

Ka plasur debati mes Myslim Murrizit dhe Adriatik Alimadhit në Kuvend. Murrizi ishte duke folur për arritjen e opozitës së re mbi kalimin e ndryshimeve në Kushtetutë. Në ato momente ka ndërhyrë Alimadhi dhe dyshja janë përplasur. U desh ndërhyrja e zv. kryeparlamentares, Vasilika Hysit, për të ndaluar debatin.

Debati mes tyre:

Myslim Murrizi: Do të kandidoj prapë, do të kandidoj për deputet jo për hajdut administrate. Të flasësh me mua më sill një copë letër se çfarë përfaqëson

Adriatik Alimadhi: Ti nuk krahasohesh me mua

Myslim Murrizi: Unë nuk kam ardhur këtu nga PPSH-ja. Kjo sallë nuk do të ketë më  vemje. Mbaje mend.

Adriatik Alimadhi: Mos kakaris.

Myslim Murrizi: Unë nuk kakaris

Vasilika Hysi: Ju lutem vini maskën. Nuk mund t’i thoni kakaris një deputeti. Vini maskën

Myslim Murrizi: Jam shumë krenar që firmën tënde e kam në tenxheren e fasules. Është zierë me fasule. O Korab, O Halit. *u tërheq vëmendjen kolegëve të nxehur me Alimadhin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto