“Mit’hat Frashëri po t’iu dëgjonte do ishte me Myslim Murrizin”, ironia e Ramës në Kuvend

Kryeministri Edi Rama e ka nisur fjalën e tij në Kuvend me disa batuta. Gjatë fjalës së tij, ai ka ironizuar deputetin Adriatik Alimadhi që kundërshtoi ndryshimet Kushtetuese.

Rama u shpreh se gjendja e Alimadhit është meritë e mjekëve të spitalit Infektiv, ku ai u kurua nga koronavirusi. Teksa u ndal tek figura e Mit’hat Frashërit, Rama tha se nëse ai sot do ishte në Kuvend, do ishte me Myslim Murrizin dhe jo në anën e Alimadhit.

“Por duke qenë se jam akuzuar si tradhtuar nga mbështetësit e palëkundur të PS-së dhe të mitë, për nderimin që i bëra Mit’hat Frashërit, gjë që do e bëja përsëri. Më besoni se po t’ju dëgjonte sot do të ishte me Myslymin dhe jo me ju. Duke përfituar nga mungesa e Naltmadhnisë, Kujtim Gjuzit në sallë, po e konsideroj Myslymin përfaqësuesin e llogores, Myslymi në këtë rast do të ishte Mit’hat Frashëri.

E njoh Frashërin më mirë se ty dhe sot do të ishte Myslymi. Këtu nuk ka vetëm një Ball Kombëtar ka disa, kjo ishte një nga arsyet e rrënimit. Pashë një ballist tjetër që doli këtu dhe mbajti një qëndrim, që turpëron kulturën dhe intelektin e Mit’hat Frashërit dhe tregon pse kauza e tij nuk kishte shans të kishte sukses se ai që foli këtu është ballisti tipi, nuk i duhet as dreqit”, u shpreh Rama.

 

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto