Flower
Flower

Ministrja Shahini pezullon rektorin e UT Mynyr Koni, i kërkon presidentit shkarkimin e tij për këtë arsye

Ministrja e Arsimit, Besa Shahini, ka bërë të ditur sot se ka vendosur të pezullojë nga detyra rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni.

Shahini ka thënë se këtë vendim e ka marrë pasi mendon se rektori është shkaktar për mos zbatimin e ligjit të Arsimit të Lartë dhe ngërçit që është krijuar në Universitetin e Tiranës. Gjithashtu, ajo është shprehur se i ka kërkuar Presidentit që ta shkarkojë nga detyra Konin.

“ Më ka bërë përshtypje që edhe publikisht, profesor Koni është ankuar për dekanët dhe pjesën administrative, por nuk ka ardhur kurrë me një kërkesë të mirëargumentuar që t’ia miratojmë shkarkimin e dekanëve.

Unë nuk kam në dorë asnjë mjet tjetër ligjor përveçse të pezulloj Rektorin e UT-së dhe të kërkoj nga Presidenti i Republikës, shkarkimin e tij.

Më vjen keq për zotin Koni, unë jam udhëheqëse dhe dua të sigurohem që reforma po zbatohet.

Është e vështirë që të marrësh vendim për të pezulluar dikë që është zgjedhur me vota.

Vendimin për të shkarkuar rektorin e merr presidenti dhe ai do ketë në dispozicion çdo informacion.

Jam dakord me Presidentin ku në Universitetin e Tiranës, nuk është zbatuar ligji dhe është keqmenaxhuar.

Jam e bindur që Presidenti do të marrë vendimin e duhur për të zgjidhur ngërçin në Universitetin e Tiranës”, tha Shahini.

 

Ju mund të pëlqeni dhe këto