Ministrja Nikolla sërish deklaratë: “Kjo tregon se studentëve u jepet shumë pak informacion”

Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, ka dalë në një konferencë tjetër për shtyp, prej nga ku ka bërë të ditur se do të vazhdojë dialogun me studentët.

Ajo është shprehur se kjo protestë tregon se studentëve u jepet shumë pak informacion.

“Kjo protestë e studentëve tregoi se sa pak informacion ka për studentët. Ndaj më shumë se sa rëndësi për të shfuqizuar pikën 4, shërbeu si një katalizator për një debat brenda studentëve. Kam marrë një kërkesë nga këshillat studentor, që për tre pika te tjera të ngrihet një grup pune dhe të vendosim se çfarë do të bëhet”, tha Nikolla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto