Flower
Flower

Ministrja e pezulloi, ja kush do e zëvendësojë Mynyr Konin në postin e rektorit

Vetëm dy ditë kanë kaluar nga pezullimi i Rektorit Mynyr Koni në detyrën e tij nga ministrja e Arsimit, Besa Shahini.

Sipas “Balkanweb”, në vend të tij, ministrja pritet të komandojë Bernard Dostin, i cili ka mbajtur postin e zv. Rektorit të Universitetit të Tiranës.

Gjatë një deklarate për mediat, ministrja Shahini argumentoi se shkak për pezullimin e Konit ishte se ai u konsiderua si përgjegjës për dështimin e ligjit të Arsimit të Lartë, ndërsa i ka dërguar një kërkesë Presidentit Ilir Meta për shkarkimin e tij.

Ju mund të pëlqeni dhe këto