Flower
Flower

Ministri serb ashpërson tonet: “Mos krijoni Shqipëri të Madhe në tokën serbe”

Aleksandër Vulin, ministri i Mbrojtjes në Serbi, ka folur me tone të ashpra në një deklaratë të fundit për mediat, lidhur me krijimin e Shqipërisë së madhe brenda territorit serb.

Vulin ka folur pas deklaratave të presidentit Vuçiç pas samitit të Brdo-Brijunit në Tiranë, ku ai tha se kryeministri Edi Rama dhe Hashim Thaçi po krijonin bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovës.

Për median ruse “Tass”, Vulin ka thënë se nuk mund t’u jepet shqiptarëve diçka, pa u dhënë serbëve diçka më këmbim

Beograd, 17. februara 2016 – Ministar za rad, zaposljavanje, boracka i socijalna pitanja Aleksandar Vulin govori na otvaranju Konferencije o Programu EU za zaposljavanje i socijalne inovacije – EaSI i fondovima EU u oblasti zaposljavanja i socijalne politike. EaSI program je glavni fond Evropske unije u oblasti rada, zaposljavanja i socijalne politike, koji je otvoren i za drzave kandidate za clanstvo u Uniji. FOTO TANJUG / OKSANA TOSKIC / bb

“Nëse dikush dëshiron të zgjidhë çështjen kombëtare shqiptare në Ballkan, ata duhet të zgjidhin edhe çështjen serbe. Ne nuk mund t’i japim shqiptarëve diçka pa i dhënë të njëjtën gjë edhe serbëve. Prandaj gjej rastin të paralajmëroj të gjithë botën: Mos luani me zjarrin! Mos krijoni një Shqipëri të madhe në tokën serbe”, ka thënë ministri serb, ndërsa ka shtuar se ambicia e shqiptarëve rrezikon paqen dhe stabilitetin në rajon.

 “Një kërcënim i madh për Ballkanin aktualisht është krijimi i një Shqipërie të Madhe. Kjo është një përpjekje për t’u përhapur në territoret e shteteve të tjera, duke nisur nga Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, territori i Kosovës dhe Metohisë dhe një pjesë të Serbisë qendrore. i vetmi vend që e kundërshton këtë është Serbia”, ka thënë Vulin.

Ju mund të pëlqeni dhe këto