Meta reagon ashpër: “Le të tmerrohen ata që mendojnë se do bëjnë tërmet në zgjedhje”

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur deklaratave të kryeministrit Edi Rama nga Fieri lidhur me personalitetet që do vaksinohen.

Meta ka sjellë në vëmendje një deklaratë të tij, ndërsa shtron disa pyetje nëse janë të shqetësuar për mesazhet e tij.

“Janë të shqetësuar nga mesazhet e Presidentit?!
Le TË SHQETËSOHEN dhe le TË TMERROHEN të gjithë ata, të cilët mendojnë se do bëjnë “tërmet” në zgjedhje, si në Dibër, apo si në Shijak, qofshin këta qeveritarë, punonjës policie; qofshin banditë, gjithçka qofshin”, shkruan Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto