Meta noton në liqenin e ftohtë në mes të maleve

Presidenti Meta sot ka postuar një tjetër video nga pushimet e tij. Këtë herë ai po noton në liqenin e ftohtë në mes të maleve.

Bëhet fjalë për liqenin e Jazhincës në malet e Sharrit në Kosovë, një nga bukuritë natyrore të rralla të Kosovës.

“Të dashur miq! Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit”, shkruan Meta.

Liqeni i Jazhincës ka ngjyrë të errët të gjelbër dhe është i rrethuar nga shkëmbinj të mëdhenj. Gjatësia e përafërt e tij është 120 m dhe gjerësia e përafërt 80 m, me thellësi të madhe. Me ujë tepër të ftohtë, liqeni është i papërshtatshëm për not, edhe pse ka edhe të tillë që marrin guximin për t’u futur në të.

Të dashur miq!Një mrekulli e veçantë këtë herë ishte të zbuloja dhe të notoja në Liqenin e Jazhincës, një monument i rrallë natyror 2180 metra mbi nivelin e detit.

Gepostet von Ilir Meta am Dienstag, 13. August 2019

Ju mund të pëlqeni dhe këto