Meta ktheu paketën anti-shpifje, Balla zbulon çdo bëjë Kuvendi lidhur me Presidentin

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, ka folur për paketën anti-shpifje që u kthye në Kuvend nga Presidenti Ilir Meta.

Për mediat, Balla u shpreh se në seancën e parë të Kuvendit do të rrëzohen dekretet e Presidentit Ilir Meta.

“Meta pas urdhërit të Lulzim Bashës do të kthente mbrapsht përmes një dekreti dy ligjet për këtë betejë për shpifjen. Këto dy ligjet janë të parat të një pakete të re. Legjislacioni shqiptar duhet të përmirësohet sa më shumë.  Shqipëria ka nderin që të drejtojë OSBE-në, sipas procedurës parlamentare ditën e hënë ardhja e dekreteve i njoftohet  Kuvendit,shqyrtohen në komision dhe në seancën e parë dekretet e zotit Ilir Meta me detyrë President i vendit do të rrëzohen. “, u shpreh Balla.

Ju mund të pëlqeni dhe këto