Flower
Flower

Meta i tha se gaboi fatalisht që e kërcënoi publikisht, Rama e ironizon: “I ka vjedhur Doktoresha passwordin e faqes…”

Pas deklaratës së ashpër të Presidentit Ilir Meta kundrejt Ramës se gaboi fatalisht që e kërcënoi në mënyrë të drejtpërdrejtë Presidentin, ka qenë i menjëhershëm reagimi i kryeministrit Edi Rama.

Në vend të akuzave, Rama i është përgjigjur me një ironi të theksuar Presidentit.

 “Mos e merrni seriozisht ju lutem, ose i ka vjedhur Doktorresha e Shkencave passwordin e faqes zyrtare ose pastaj eshte ne ate fazen kur i ben thirrje popullit per te marre armet, ngaqe s’di si te dale nga gropa qe i hap vetes! I çova provat e mekatit ndaj Gentit dhe vuan tani”, shkruan Rama.

Pak më parë, Presidenti Meta theksoi se nuk ka asnjë fuqi në botë aq të fuqishme sa të shantazhojë presidentin.

“Ai që guxoi të kërcënojë komisar Zaganin pse denoncoi bashkëpunimin e trafikantëve të drogës me pushtetarët, ai që guxoi të kërcënojë nënkomisarin e Fushë-Krujës pse hetoi dhunimin e një vajze nga djali i një deputeti, ai që guxoi të kërcënojë një profesor të nderuar vetëm pse i shkruajti një letër Presidentit të Republikës në mbrojtje të interesit kombëtar, ai që kërcënon çdo ditë gazetarë e pronarë mediash, ai që kërcënon prokurorë e gjyqtarë, ai që kërcënon opozitarë dhe dëshmitarë, ai që urdhëron falsifikimin e letrave të tenderave e deri tek dokumente të sigurisë kombëtare bëri gabimin fatal të kërcënojë edhe Presidentin e Republikës së Shqipërisë në mënyrë të drejtpërdrejtë”, shkroi Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto