Meta i përgjigjet Ramës pas akuzave për pezullimin e fluturimeve, çfarë paralajmëron

Presidenti Ilir Meta i ka kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama pas bllokimit të aeroportit të Rinasit. Meta e ka paralajmëruar se do t’i përgjigjet sot nga Vlora.

“Qeverisë së 1 Prillit do t’ia jap sot pasdite nga Vlora përgjigjen për çështjen e Aeroportit të Rinasit, si çështje shumë e rëndësishme e sigurisë kombëtare dhe e detyrimeve ndërkombëtare.

Nëse është hapur Aeroporti i Vlorës, konferencën e shtypit do e bëjmë atje, por nëse jo, në një ambient tjetër të përshtatshëm për të cilin gazetarët do të njoftohen në kohë. Ftohet dhe “Tërmeti” të marrë pjesë për shkak të përvojës së tij me aeroportet, fluturimet dhe jo vetëm,”-shkruan Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto