Meta fton për kafe në Presidencë Bashkim Finon: “Është i preferuari im”

Presidenti Ilir Meta ka mbyllur pak më parë raportimin e tij në Komisionin Hetimor parlamentar që është ngritur nga mazhoranca për shkarkimin e tij.

Në fjalën e tij të fundit para komisionit, Meta nuk i ka kursyer batutat. Ai ka ftuar deputetin Bashkim Fino që të shkojë në Presidencë e të pijë një kafe me të.

S’kam nevojë për dëshmitarë. Po t’ju duhen dokumente, jam i hapur. Në mënyrë të veçantë, do ftoja zotin Fino, të vinte në presidencë, të pinte një kafe. Sa më parë… Jo vetëm që s’kam asgjë personale, po është i preferuari im”, ka thënë Meta, një batutë që ka sjellë të qeshura në sallë.

Ju mund të pëlqeni dhe këto