Meta dëshmoi para Komisionit Hetimor, zbulohet ku ishte Rama në ato momente

Ditën e sotme, nisi seanca dëgjimore për Ilir Metën në orën 10:00, i cili qëndroi për dy orë para Komisionit Hetimor parlamentar të ngritur për shkarkimin e tij.

Meta foli mbi arsyet që çuan në zhdekretimin e 30 qershorit si datën e zgjedhjeve lokale dhe caktimin e  13 tetorit si datë të re zgjedhjesh.

Por ndërkohë që Meta dëshmonte para Komisionit, mësohet se ku ka qenë Rama në ato momente. Kryeministri ka qenë i pranishëm në mbledhjen e grupit parlamentar të PS.

Mbledhja ka nisur para seancës së komisionit dhe ka mbaruar pak pasi kishte nisur të dëshmonte Meta.

Ju mund të pëlqeni dhe këto