Merret vendimi, ministrat e vendeve të BE japin “Ok” për hapjen e negociatave me Shqipërinë

Këshilli i ministrave të Bashkimit Europian për çështjet evropiane i ka thënë “Po” hapjes së negociatave të BE me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Oliver Varhelyi, komisioneri për Zgjerimin, ka shkruar për këtë arritje përmes një postimi në Twitter. “Shumë i kënaqur që vendet anëtare të BE-së arritën sot një marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Ky është një mesazh se Ballkani Perëndimor: E ardhmja juaj është në BE”, ka shkruar ai.

Edhe ministri gjerman, Michael Roth, ka thënë se ky është një vendim shumë i rëndësishëm.

“Lajm i mirë në këto kohë të errëta: më në fund dritë jeshile në Këshillin e Ministrave të sotëm për Evropën, për hapjen e bisedimeve të # anëtarësimit në BE me miqtë tanë nga #Maqedonia e Veriut + #Shqipëria. Fitore për BE-në dhe #Ballkanin Perëndimor. Urime për Tiranën + Shkupin, është e merituar”, ka shkruar në Twitter ministri gjerman.

Ju mund të pëlqeni dhe këto