“Meritoni vetëm lollipop”, Ralf Gjoni nxjerr lëpirësen nga xhepi drejtuar PS, i kthehet Ruçi: “Në daç mbaji në gojë”

Deputeti që është futur në Kuvend nga listat e LSI, Ralf Gjoni, ka akuzuar mazhorancën për shembjen e Teatrit Kombëtar, duke marrë si shembull vendet e tjera evropiane që kanë ruajtur sipas tij edhe “kolibet” e peshkatarëve.

Në shenjë simbolike, ai ka nxjerrë si krahasim për deputetët e PS një lëpirëse nga xhepi, duke u shprehur se deputetët e PS duan vetëm lëpirëse. Fjala e Gjonit u ndërpre nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, i cili ka thënë se Gjoni ka shkelur etikën.

Replikat:

Ralf Gjoni: Cdo komb krenohet me historinë e tij. Edhe Kopenhagu mbrojti portin e Peshkatarëve të vjetër. I kanë mbajtur, i kanë ruajtur megjithëse janë si kolibe po t’i shohësh nga jashtë. Cfarë lloj speciesh jeni mor? A ka ndonjë socialist që lidhet me Tiranën? Lëpirësa lolipopi, juve meritoni vetëm lolipop.

Ruçi: Zoti deputet, ju tërheq vëmendjen për etikën parlamentare. Nuk të kërkova se ç’fut nëpër xhepa. Në daç mbaji në xhep në daç mbaji në gojë. Unë flas për ato që nxjerr ti nga goja, jo për ato që ti fut në gojë.

Burimi: Dosja.al

Ju mund të pëlqeni dhe këto